Aktualitet

Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, humb jetën gruaja (EMRAT)

Jashtë rrezikut për jetën janë vajza e saj 22 vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti që ishte dhe shofer, Vasil Prifka.

f.t
Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, humb jetën gruaja (EMRAT)
pamje nga aksidenti

GREQI- Një aksident tragjik automobilistik ka ndodhur në Ionia Odos pak më parë, mesditën e së enjtes. Makina ku udhëtonte familja shqiptare ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, me pasojë vdekjen e një 50-vjeçareje me origjinë shqiptare. 

Nga aksidenti ka humbur jetën Ana Prifka, ndërsa në spital, jashtë rrezikut për jetën janë vajza e saj 22 vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti që ishte dhe shofer, Vasil Prifka, shkruajnë mediat greke.

Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, humb jetën gruaja (EMRAT)
PAMJEN NGA AKSIDENTI
Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, humb jetën gruaja (EMRAT)
PAMJE NGA AKSIDENTI

Policia, ambulanca dhe forca të shumta të Zjarrfikësve nga Agrinio kanë shkuar në vendngjarje për shpëtimin. Po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB