Aktualitet

Çmontohet banda e kokainës nga Amerika Latine në Hamburg, në pranga dhe shqiptarë

Të arrestuarit janë nga mosha 28 deri në 41 vjeç. Gjatë kontrollit të sotëm në 15 adresa banimi, dhe një garazh, shërbimet e policisë sekuestruan ndër të tjera rreth 7 mijë euro, celularë dhe dokumente të shkruara. Oficerët konfiskuan gjithashtu një BMË të përdorur në aktivitet kriminal.

E.K
Çmontohet banda e kokainës nga Amerika Latine në Hamburg,
Droga e sekuestruar

GJERMANI- Pesë persona, mes të cilëve tre shqiptarë kanë rënë këtë të enjte në prangat e Policisë gjermane nën akuzën e trafikut të drogës, Zyra e Hetimit Doganor dhe Prokuroria Publike e Hamburgut kanë organizuar një operacion të gjërë në portin e Hamburgut duke sekuestruar 240 kg kokainë që vinte nga Amerika Latine.

Të arrestuarit janë nga mosha 28 deri në 41 vjeç. Gjatë kontrollit të sotëm në 15 adresa banimi, dhe një garazh, shërbimet e policisë sekuestruan ndër të tjera rreth 7 mijë euro, celularë dhe dokumente të shkruara. Oficerët konfiskuan gjithashtu një BMË të përdorur në aktivitet kriminal.

Kreu i Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit të Hamburgut, Jan Hieber, u shpreh:

“Sot autoritetet hetimore kanë arritur të japin një goditje të rëndësishme kundër kontrabandës së importit të kokainës përmes portit të Hamburgut”, tha kreu i Zyrës së Policisë Kriminale të Hamburgut, Jan Hieber./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB