
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për shqyrtim dosjen e xhihadistëve. Brenda së cilës janë dhe 7 gra që kanë qenë në kampet në Siri por janë riatdhesuar ndër vite.
Në seancën paraprake ato kanë mohuar akuzat për pjesëmarrje në konflikte ushtarake. Para togave të zeza ato kanë deklaruar se kanë udhëtuar familjarisht dhe janë marrë nga të afërmit apo bashkëshortet e tyre.
Dosja e xhihadistëve ka nisur që në vitin 2015, atëherë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Më pas kaloi në duart e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Ata akuzohen si pjesë e grupit të Almir Daçit. Ky grup merrej me dërgimin në Siri me qëllim pjesëmarrjen në luftime të mbi 90 shtetasve shqiptarë, përfshirë edhe gra e fëmijë./Zëri.ai