Aktualitet

DOKUMENTET/ Kunati i Bashës zotëron dy kate tek ‘Lion Rezidence’

Sipas Gazmend Bardhit, Basha ka përfituar pronat tek kjo kullë vetëm një muaj pas humbjes së zgjedhjeve në prill të 2021-shit, pavarësisht se blerja është bërë në emër të familjarëve të tij.

F.m

 

DOKUMENTET/ Kunati i Bashës zotëron dy kate tek ‘Lion
Lulzim Basha, Erion Isufi dhe Gazment Bardhi

 

TIRANË- Dokumentet e mëposhtme tregojnë se familjari i deputetit Lulzim Basha, konkretisht kunati i tij, Erion Isufi, ka blerë dy kate në ‘Lion Residence’, pranë Liqenit Artificial në Tiranë dhe që mbështesin deklaratat e thëna nga Gazmnet Bardhi, ditën e sotme në Kuvend. Sipas të dhënave të lëna në Qendrën Kombëtar të Biznesit, vetë Erion Isufi disponon zyrë në katin e parë të ‘Lion Residence’. Gjithashtu, në të dyja katet e blera ka zyra për pesë kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës si: Landmark Communications, Landmark Premium Print, Moveo Albania Technology dhe Landmark Technologies, si dhe për dy mediat, Revista ‘Story’ dhe ‘Elegancë’.

 

DOKUMENTET/ Kunati i Bashës zotëron dy kate tek ‘Lion
Dokument

 

Sipas Gazmend Bardhit, Basha ka përfituar pronat tek kjo kullë vetëm një muaj pas humbjes së zgjedhjeve në prill të 2021-shit, pavarësisht se blerja është bërë në emër të familjarëve të tij.

 

DOKUMENTET/ Kunati i Bashës zotëron dy kate tek ‘Lion
Dokument

 

“Ju e dini se kush është kulla më e shtrenjtë në Tiranë, është ajo në hyrje të liqenit. Ka kaq kohë që po merret vetë zoti me mobilimin e këtyre ambienteve, që do të përdoren si njësi banimi, por edhe si njësi biznesi. Nuk kam qenë unë, por ka qenë zoti Basha ai që ka shkuar në garazhin e pronarit të kullës 64-katëshe për ti kërkuar ndjesë, nuk kam shkuar unë. Nëse unë kam shpifur të më çojë në Gjykatë, por të mos e bëjë si me Veliajn që harroi të shkonte në seancë. Familjarët e zotit Basha janë pronarë të dy kateve në “Lion Rezidencë”, shkoni dhe merrni kamerën ta verifikoni,”- u shpreh Bardhi para gazetarëve.

 

DOKUMENTET/ Kunati i Bashës zotëron dy kate tek ‘Lion
Dokument

 

Vetë Basha, i cili ishte i pranishëm në Kuvend, nuk e pohoi e as mohoi që i afërmi i tij të kishte blerë prona në këtë kullë, por tha: “Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi!

 

 

DOKUMENTET/ Kunati i Bashës zotëron dy kate tek ‘Lion
Dokument

 

Poll

MOS HUMB