Aktualitet

Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen mesazhet e fundit me mikeshën e tij, dyshohet se është sulmuar nga arinjtë

I riu u pa për herë të fundit më 13 tetor pasi u nis në një shteg 17 km midis Valbonës dhe Thethit në Alpet Shqiptare, zonë kjo shumë e njohur për turistët. 

k.m.
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen mesazhet
Cameron Twiss

SHQIPËRI- Me çdo ditë që kalon, shuhen shpresat për të gjetur të gjallë alpinistin australian, i cili prej muajsh është zhdukur nëpër alpet shqiptare. Sipas "Dailymail", ka dyshime se 28-vjeçari Cameron Twiss, të jetë sulmuar nga ndonjë ari. I riu u pa për herë të fundit më 13 tetor pasi u nis në një shteg 17 km midis Valbonës dhe Thethit në Alpet Shqiptare, zonë kjo shumë e njohur për turistët. 

Twiss thuhet se kishte zgjedhur që të udhëtonte i vetëm pa një udhërrëfyes. Policia shqiptare dhe vullnetarët e Shërbimit të Kërkimit dhe Shpëtimit Malor kërkuan dy javë në këmbë, me helikopter dhe me drone të gjithë zonën, por nuk gjetën asnjë shenjë të australianit të zhdukur.

Të shtunën, një vullnetar i Shërbimit Shqiptar të Kërkimit dhe Shpëtimit tha se ishte e mundur që Twiss të ishte sulmuar nga një ari i murrmë. Sulme të tilla janë jashtëzakonisht të rralla.

Udhërrëfyesi turistik Arben Kola i tha "Adelaide Advertiser" se fillimisht mendoi se Twiss mund të ishte çorientuar në një udhëkryq të ndërlikuar në shteg. Megjithatë, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë përcaktuar se alpinisti kishte ndjekur rrugën e duhur përpara se të zhdukej.

"Kjo vetëm sa na shton misterin," tha Kola.

Twiss është i dyti që zhduket në 2 muaj, pasi një burrë lituanez u zhduk në rrugë në shtator.

Purnima Flanagan, një mike e Twiss, ka ndarë mesazhet e saj të fundit me të zhdukurin. Në mesazhin e fundit të dërguar, Twiss i tregoi se po pinte raki me një shqiptar që kishte takuar. Flanagan tha se Twiss ishte nisur në shtegun e Valbonës me një grup turistësh nga qyteti, por një rrugë e shkurtër për në ecje vendosi ta bënte vetëm.

Përpjekjet zyrtare të kërkimit u ndërprenë më 3 nëntor. Në qytetin e Thethit, alpinistët holandezë me përvojë Gido dhe Stella i thanë The Advertiser se kishin parë fletushka të personave të zhdukur si për Twiss ashtu edhe për udhëtarin lituanez. Por për asnjërin prej tyre, nuk ka asgjë të re./ZËRI

Poll

MOS HUMB