Aktualitet

Meta mesazh me iniciale SPAK: Ja kush është armiku, u 'infiltrua' si mik familjeje

k.m.
Meta mesazh me iniciale SPAK: Ja kush është armiku, u
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka "zgjuar" sot një armik të ri, për të cilin nuk ka folur më parë. Pasi kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani nuk zgjodhi sot që të komentonte akuzat e ngritura ndaj tij nga Meta, ky i fundit reagoi publikisht. Por jo vetë nëpërmjet një konference për shtyp siç bën zakonisht. Përmes zëdhënëses së Partisë së Lirisë, Meta flet për një armik, për të cilin ka informuar (sipas tij gjithmonë) edhe bashkëpunëtorët e Dumanit, të cilët nuk i përmend me emra. Ashtu siç ka zgjedhur që të mos përmendë me emër edhe personin që pretendohet se ka qenë i rekrutuar pranë tij.

"A.SH", emrin e të cilit nuk e ka bërë publik, Meta flet për një person të arratisur nga Shqipëria në vitet '80, për të cilin thotë edhe se është ish-bashkëpunëtori i Shërbimeve Jugosllave.

Por si është afruar ky person me Metën?

Sipas kreut të PL-së, ky person është riaktivizuar në vitet 2000 me qëllim kompromentimin e Metës dhe të personave të afërt me të duke përdorur lidhje "farefisnore". Duke qenë se vetë presidenti i PL thotë se ky person është nga Dibra, vend nga ku ka origjinën edhe tashmë ish-bashkëshortja e tij, lë të dyshohet se "A.SH" ka përdorur Monika Kryemadhin për t'ju afruar Metës. Madje përmend edhe 2 iniciale të tjera. Duke shtuar kështu pikëpyetjet lidhur me identitetin e personave që përmenden në këtë reagim. 

"A.SH. ka kryer një veprimtari të mirëfilltë agjenturore duke arritur të kompromentojë njerëz pranë Presidentit Meta, faktet për të cilat ata i dinë dhe i kanë në dispozicion, siç janë personat, E.B, J.M dhe të tjerë,"-thuhet në deklaratën e Partisë së Lirisë.

Në të gjithë këtë reagim enigmatik është e paqartë se kush janë tre personat që janë përmendur nga Meta; cilët bashkëpunëtorë të Dumanit ka njoftuar Meta; për çfarë çështje bëhet fjalë, si i kanë ndërhyrë presidentit dhe për çfarë?/ZËRI

Poll

MOS HUMB