
TIRANË- Mësuesit në Tiranë kërkojnë shpërblim vjetor. Ata i janë dërguar me një kërkesë zyrtare Zyrës Arsimore Tiranë, ku kërkojnë shpërblimin që referuar dhe Kontratës Kolektivfe u takon. Po ashtu ata (të ndarë secila shkollë) kanë dorëzuar tre kërkesa në Ministrinë e Arsimit ku kërkojnë të dinë se kur do të rriten pagat, për regjistrat online dhe shpërblimin vjetor.
Sipas mësuesve, paga e tyre është e pamjaftueshme dhe kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për këtë. Ndërkohë kanë kërkuar një zgjodhje dhe për regjistrat online, ku këtë vit janë hasur shumë vështirësi.
Kërkesa:
Së pari, në prag të këtij fundviti, ju kërkojmë të respektoni Kontratën Kolektiktive, neni 10.10, në të cilin shprehimisht sqarohet se ‘punëdhënësi, bazuar në marrëveshjen e datës 28 janar 1999 nga qeveria shqiptare dhe FSASH, iu njeh të drejtën e fituar sindikatave nënshkruese për shpërblim vjetor të mësuesve në sistemin e arsimit publik parauniversitar. Masa e shpërblimit caktohet me marrëveshje midis palëve.
Së dyti, kemi paqartësi të arsyeshme lidhur me angazhimin e qeverisë për rritjen e pagës. Ne kërkojmë që të na detajohet ajo zë për zë dhe të përcaktohet qartë koha e fillimit të kësaj rritjeje.
Së treti, në kuadër të realizimit të procesit mësimor, vlerësimit dhe hedhjes së të dhënave në SMIP, ne si shkollë kemi vështirësi për ta realizuar në ambientet e institucionit. Mungon infrastruktura, mjetet digjitale, përveç vështirësive dhe problemeve teknike të vetë platformës./ZËRI