
ELBASAN- Shtatë pedagogët që merrnin para në këmbim të notës dhe sekseri, janë vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Urdhrat e arrestit janë lëshuar këtë mbrëmje, vetëm pak orë pasi pedagogët u shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje. Pedagogët jepnin mësim tek Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan. Ata akuzohen për korrupsion pasiv dhe janë pezulluar nga detyra.
EMRAT E PEDAGOGËVE TË ARRESTUAR:
- VITI I PARË
1. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofia e Edukimit të Fëmijërisë së hershme;
2. Monika Hodaj, Lënda: Edukimi gjinor në fëmijërinë e hershme;
3. Ornela Bilali, Lënda: Praktikë profesionale.
VITI I DYTË
1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
Po ashtu, është arrestuar edhe Gazmend Hodaj, person që ka një lokal tek universiteti dhe që ka bërë rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve./ZËRI