
Foto ilustruese
GREQI- Një fëmijë vetëm 3 vjeç ka mbetur i vrarë si pasojë e një atentati me armë zjarri në Greqi. Fëmija ndodhej me të atin në momentin që killerat i bënë pritë makinës së tyre.
Babaiqë ishte shënjestra u shpëtoi plumbave dhe fatkeqësisht ndërroi jetë djali i tij 3-vjeçar. Babai i të miturit, vetëm disa ditë më parë kishte dalë nga burgu. Shkak i këtij atentati është bërë një konflikt mes babait të 3-vjeçarit dhe një tjetër familjeje.
Të dyja palët kishin pasur edhe dy përplasje të tjera me armë zjarri, një në Koropi dhe një në Agios Panteleimonas.
Autorët e ngjarjes janë ende të paidentifikuar.
Poll