
BRITANI E MADHE- Ilborjan Fezullau, 34 vjeç nga Shqipëria është vënë në pranga në Britaninë e Madhe pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht disa gra. Mediat vendase shkruajnë se Fezullau trokiste në shtëpinë e personave në Teesside me pretekstin se kishte nevojë të karikonte celularin e tij. Më pas, pasi kuptonte se gruaja mund të ndodhej vetëm në banesë, niste ta ngacmonte atë seksualisht.
“Ai i hodhi dorën në qafë filloi ta puthte dhe ta prekte në zona intime. Ajo tentoi ta shtynte dhe ta largonte ndërsa ai e tërhoqi me dhunë drejt vetes,”- shkruhet në artikull.
Avokatja mbrojtëse, Kelleigh Lodge, ka thënë se i pandehuri vuan nga çregullime të stresit post-traumatik. I riu pranuar fjaësinë e tij duke pohuar se i ka prekur por nuk ka kryer marrëdhënie me to.
“Po i kam prekur në zona intime por vetëm kaq. Ju lutem më ndihmoni, vuaj nga ankthi”, ka thënë ai.
34 vjeçari ka deklaruar se ka kryer 12 vite burgim në Shqipëri pasi kishte qenë i përfshirë në një sherr mes bandave dhe ka arritur në Britani në korrik të këtij viti ndërsa kishte bërë një kërkesë për azil. Momentalisht ai nuk kishte një banesë dhe flinte rrugëve.
Shqiptari është dënuar me 30 ditë nga autoritetet angleze dhe pritet që me mbarimin e dënimit të tij, të deportohet drejt Shqipërisë.