Aktualitet

I nxorri armën mjekes në spital, pezullohet nga detyra efektivi në Gjirokastër

Sipas kallëzimit, më datë 25 tetor, ky punonjës policie ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore.

F.m
I nxorri armën mjekes në spital, pezullohet nga detyra efektivi
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një efektiv policie është pezulluar nga detyra pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri një mjeke. Denoncimi është bërë nga J.L., mjeke në spitalin “Omer Nishani” Gjirokastër. Sipas kallëzimit, më datë 25 tetor, ky punonjës policie ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore.

Njoftimi: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit S.K., me detyrë trupë shërbimi në Sektorin e zbatimit të masave plotësuese për kontrollin e territorit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Caktimi i masës së sigurisë u bë i mundur pas kallëzimit të shtetases J.L., mjeke në spitalin “Omer Nishani” Gjirokastër, lidhur me ngjarjen e datës 25.10.2024, ku ky punonjës policie ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Poll

MOS HUMB