Aktualitet

Mediaset: Shqipëria 'josh' italianët, dyndje në klinikat e Tiranës

Nga fluturimi tek qëndrimi në një dhomë teke tek testet diagnostikuese: për të tërhequr pacientët italianë, disa klinika private shqiptare ofrojnë paketa “all inclusive” mes pushimeve dhe qëndrimit në spital.

f.t
Mediaset: Shqipëria 'josh' italianët, dyndje në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një gazetare e “E’ sempre Cartabianca” një program televiziv produksion i Mediaset, në Itali udhëtoi drejt Tiranës për të kryer një investigim mbi faktin se pse gjithnjë e më shumë italianë heqin dorë nga mjekimi në Itali dhe zgjedhin spitalet private në kryeqytetin shqiptar. Paketat e testeve të specializuara shëndetësore nga spitalet e Tiranës që u ofrohen pacientëve italianë po i josh gjithnjë e më shumë këta të fundit.

Në spitalet italiane, listat e pritjes po zgjat dhe kështu gjithnjë e më shumë bashkatdhetarë po fluturojnë drejt Shqipërisë në kërkim të trajtimeve me kosto të ulët. Nga operacionet tek vizitat e specialistëve te kontrollet rutinë: korrespondenti i "E' sempre Cartabianca" e mediaset ka verifikuar bumin e turizmit shëndetësor duke nisur nga klinikat private të kryeqytetit Tiranë.

“Këtu mesatarisht vijnë 50 italianë në muaj për operacion dhe më pas kthehen për kontrolle”, shpjegon menaxheri i një qendre spitalore ku për një check up prej 25 testesh kostoja mesatare nuk i kalon 480 euro.

Nga fluturimi tek qëndrimi në një dhomë teke tek testet diagnostikuese: për të tërhequr pacientët italianë, disa klinika private shqiptare ofrojnë paketa “all inclusive” mes pushimeve dhe qëndrimit në spital.

“Në çmim përfshihet edhe shoferi që i merr nga aeroporti dhe i çon në klinikë”, thotë një menaxher.

“Kam një problem me kolonën vertebrore. I telefonova të hënën pasdite dhe më caktuan takimin për të martën në mëngjes në orën 10. Në Itali bëhej fjalë për kohë shumë,  shumë më të gjata. Aty lista e pritjes për të për të paktën 4 ose 5 muaj. Ajo që ishte edhe më mbresëlënëse ishte kosto sepse këtu pagova vetëm 60 euro ndërsa në Itali në një spital privat do të duhej të paguaja 170 euro,”-thotë një tjetër.

Siç shpjegon një radiolog, italianët tërhiqen veçanërisht nga mundësia e kryerjes së analizave ortopedike, dhe rezonancë e shtyllës kurrizore apo gjunjëve për të cilat në spitalet italiane duhet të jenë në lista pritjeje deri në 6 muaj. Kështu një spital ditor në Tiranë redukton kohët e shërbimit shëndetësor kombëtar ku pritja rrezikon të vazhdojë me muaj të tërë. Jo vetëm për pacientët italianë./ZËRI

Poll

MOS HUMB