Aktualitet

Kapen me 10.000 pilula ekstazi të transportuara nga Holanda në Greqi, arrestohet shqiptari në Greqi

Sipas mediave të huaja, nëse kjo sasi droge do të përfundonte në treg, do të kapte vlerën e 50 mijë eurove.

k.m.
Kapen me 10.000 pilula ekstazi të transportuara nga Holanda në Greqi,
Pilulat

GREQI- Një operacion i policisë greke, duke përdorur edhe metoda speciale hetimi, ka zbuluar një rast të trafikimit ndërkombëtar të pilulave esktazi nga Holanda në Greqi. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi shqiptar Viktor Muçopataj, 41 vjeç, pasi  në makinën e tij iu gjetën dhe sekuestruan dy pako najloni me 11 mijë pilula droge, ndoshta XTC (ekstazi), me peshë totale bruto 4.185 kg. 

Sipas mediave të huaja, nëse kjo sasi droge do të përfundonte në treg, do të kapte vlerën e 50 mijë eurove.

Shqiptarit iu kontrollua dhe banesa por nuk iu gjet asgjë. Muçopataj ishte arrestuar tre herë më parë për kokainë në Greqi dhe ka vuajtur 10 vite heqje lirie dhe mendohet se është anëtar i një organizate kriminale ndërkombëtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB