Aktualitet

Ngacmoi seksualisht një adoleshente, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

Në qytetin e Elbasanit, një 50-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë për ngacmim seksual ndaj një 17-vjeçareje.

k.m.
Ngacmoi seksualisht një adoleshente, arrestohet 50-vjeçari në
Policia Elbasan

ELBASAN- Një tjetër rast ngacmimi seksual ka ndodhur ditën e sotme. Në qytetin e Elbasanit, një 50-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë për ngacmim seksual ndaj një 17-vjeçareje. Kjo e fundit e ka denoncuar, duke e çuar në prangat e Policisë. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 17 vjeçe,”- njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB