Aktualitet

VD- Momentet e fundit të Ervis Martinajt, shkon në shtëpinë e të dashurës

Por diçka i tërheq vëmendjen, pasi gjithë kohës flet me dikë me mesazhe, e sytë nuk i ngre kurrë nga telefoni.

k.m.
VD- Momentet e fundit të Ervis Martinajt, shkon në shtëpinë
Ervis Martinaj

TIRANË- Dalin pamjet e fundit të Ervis Martinajt. Në videon e publikuar nga "JOQ", duket tashmë i zhdukuri që me një qese në dorë pret ashensorin në një pallat ku banonte e dashura e tij prej 7 vitesh. Por diçka i tërheq vëmendjen, pasi gjithë kohës flet me dikë me mesazhe, e sytë nuk i ngre kurrë nga telefoni. Më pas, pasi hipën në ashensor dhe zbret është kapur edhe momenti kur del nga pallati në rrugë dhe ecën drejt makinës së tij tip "Benz" me xhama të zinj.

MOMENTI ME VIDEO:

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit dhe afati 100 ditor i vendosur nga kryeministri Edi Rama për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, për zbardhjen e kësaj çështjeje, është tejkaluar, version zyrtar nuk po vjen.

Fati i Ervis Martinajt është ende mister zyrtarisht, por janë dhënë sinjale që ai është ekzekutuar dhe zhdukur./ZËRI

Poll

MOS HUMB