
Zjarrfikese
TIRANË – Një dyqan duraluminësh në rrugën “Naim Frashëri” në afërsi të 21 Dhjetorit në Tiranë ka marrë flakë këtë mesditë.
Si shkak i zjarrit të rënë në dyqan, ka vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike e një makinerie.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët janë neutralizuar dhe vendosur në kontroll.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.01.2024, rreth orës 14:17, në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në një biznes me materiale alumini, në pronësi të shtetasit A. Sh., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e rënies së zjarrit. /ZËRI/
Poll