Aktualitet

Trafikonin drogë e armë nga Amerika e Jugut në Belgjikë, 18 në pranga, 12 shqiptarë

Prej kohësh ata vëzhgoheshin nga nga Policia e Belgjikës, e cila ndërkohë grumbullonte informacion sesi anëtarët e grupit trafikonin armë dhe drogë nga Amerika e Jugut në Belgjikë.

D.XH
Trafikonin drogë e armë nga Amerika e Jugut në Belgjikë, 18
Pamje nga operacioni

BELGJIKË- Goditet grupi kriminal në Belgjikë! 18 persona, mes të cilëve 12 shqiptarë janë vendosur në prangat e Policisë belge, pasi akuzohen se merreshin me trafik droge dhe armësh. Baza e tyre ishte qyteti Antwerp në Belgjikë. ZËRI ka mësuar se në pranga kanë përfunduar: Valdrin Markaj, Vitor Berisha, Fatos Markaj, Sami Berisha, Nehat Berisha, Flamur Delic, Fatmir Delic, Zirkret Pepa alias Christos Sachlikidis, Bujar Hoxha, Gezim Shabani, Alban Ferma, Artan Vigani. Prej kohësh ata vëzhgoheshin nga nga Policia e Belgjikës, e cila ndërkohë grumbullonte informacion sesi anëtarët e grupit trafikonin armë dhe drogë nga Amerika e Jugut në Belgjikë.

Hetimet nisën që në vitin 2022, me tregtinë e armëve të zjarrit dhe lëndëve eksplozive, por u zgjerua në trafikun e drogës. Fillimisht u identifikuan 6 persona, por me kalimin e kohës u zbuluan edhe anëtarët e tjerë të grupit. Të gjithë, në bazë të hetimeve, kanë qenë shumë të kujdesshëm në komunikimet e tyre, ndaj gjithmonë takoheshin personalisht në një kafene në Seefhoek në Antwerp.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit/Hetime dhe operacione të përbashkëta me homologët, për goditjen e krimit të organizuar. Finalizohet si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Kriminale të Belgjikës, operacioni policor i koduar “Antwerp”. Operacioni, për shkatërrimin e një organizate kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë, me bazë në Antwerp, Belgjikë, që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.  Gjatë operacionit janë vënë në pranga në Belgjikë, 18 shtetas, pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, 12 prej tyre shtetas shqiptarë.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në shtetin e Belgjikës, për një organizatë kriminale që vepronte në Belgjikë dhe drejtohej nga shtetas shqiptarë, është finalizuiar operacioni policor i koduar “Antwerp”.

Gjatë këtij operacioni, Policia belge ka kontrolluar 19 banesa dhe ambiente të tjera në qytetit e Antwerpit. Si rezultat i hetimeve të përbashkëta me Policinë shqiptare, bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit, Policia Federale Kriminale e Belgjikës ka arrestuar 18 shtetas (12 prej tyre shqiptarë dhe 6 shtetas nga vende të tjera), pjesëtarë të organizatës kriminale që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.Shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit janë:   V. M., 45 vjeç, V. B., 49 vjeç, F. M., 52 vjeç, S. B., 64 vjeç, N. B., 42 vjeç, F. D., 34 vjeç, F. D., 60 vjeç, Z. P., 50 vjeç (alias Ch. S.), B. H., 50 vjeç, G. Sh., 41 vjeç, A. F., 29 vjeç dhe A. V., 42 vjeç. Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij grupi, identifikimin dhe kapjen e pjesëtarevë të tjerë të grupit./ZËRI

Poll

MOS HUMB