Aktualitet

‘Më i motivuar se kurrë pas vrasjes së djalit’, lirimi i Sinomatit, Hoxha zbulon telefonatën me ‘buzëderrin’ e Vlorës

Sokol Sinomati është babai i 23- vjeçarit Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës se vet në qytetin e Vlorës

E.K
‘Më i motivuar se kurrë pas vrasjes së djalit’,
Artan Hoxha dhe Sokol Sinomati

TIRANË- Sokol Sinomati, ish-anëtari i bandës së Gaxhait, i njohur ndryshe si “Buzderri” është liruar nga autoritetet italiane, pas ekstradimit të tij një 4 Qershor. Sipas gazetarit Artan Hoxha, ka dështuar shpresa e drejtësisë shqiptare për të mbajtur të izoluar Sinomatin, i cili tashmë mund të jetë më i motivuar se kurrë, për të ardhur në Shqipëri, dhe për të marrë hak për vrasjen e djalit të tij në Janar të këtij viti në Vlorë. Hoxha zbulon dhe një telefonatë që ka pasur me Sinomatin, i cili i ka konfirmuar lirimin nga burgu, dhe dëshirën që të kthehet pranë familjes së tij në Vlorë. Ndërkohë që policia shqiptare njofton zyrtarisht, se Sokol Sinomati, nuk ka hyrë në asnjë prej pikave të kalimit kufitar në vendin tonë.

Sinomati, i cili njihet dhe me nofkën “buzëderri”, ka qenë pjesë e bandës së Gaxhait në Vlorë, dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, për të cilat ka vuajtur dënimin në burgjet shqiptare, por edhe në Belgjikë.

Postimi i Artan Hoxhës:

Sokol Sinomati, lirohet nga burgu i Viterbos, 6 jave pas ekstradimit. Autoritetet italiane kane liruar nga burgu, ne me pak se nje muaj e gjysem pas ekstradimit me buje nga Shqiperia, Sokol Sinomatin. Diten e marte me 9 korrik 2024, 46-vjeçari Sinomati, u lirua nga burgu i Viterbos, prane Romes.

Sinomati, rezultoi se nuk kishte me asnje denim me burgim per te vuajtur ne territorin e Republikes se Italise. I njohur qe nga femijeria me nofken “Buzderri”, Sokol Sinomati eshte babai i 23-vjeçarit Gezim Sinomati, i cili u ekzekutua me snajper ne ballkonin e baneses se vet ne qytetin e Vlores.

Atentati tipik mafioz, i realizuar nga vrases me pagese ne mbremjen e 7 janarit 2024, vazhdon te jete ngjarja me e rende kriminale qe ka ndodhur gjate ketij viti. Pas me shume se gjashte muajsh, policia dhe prokuroria nuk kane ende asnje te arrestuar ne lidhje me kete ngjarje duke filluar nga ekzekutoret, organizatoret dhe porositesit e atentatit.

Atentati ndodhi vetem pak dite pasi Gezim Sinomati ishte kthyer nga Belgjika, per pushimet e fundvitit ne banesen e familjes ne Vlore, ndersa babai i tij, Sokol Sinomati ndodhej ne qelite e burgut te Fushe Krujes duke vuajtur denimin.

Sokol Sinomati, nje emer i rendesishem ne fundin e viteve ‘90 dhe fillimin e viteve 2000, ne qytetin e Vlores, u lirua vetem per pak ore nga burgu me 24 prill 2024, duke perfituar falje denimi nga amnistia penale. Lirimi i tij vetem 4 muaj pasi ishte ekzekutuar i biri me snajper, pritej te prishte shume ekuilibra ne qytetin e Vlores.

Per kete shkak, policia perdori nje vendim denimi te autoriteteve italiane, per ta arrestuar Sinomatin serish, pa e lejuar ate, te mberrinte i lire ne banesen e tij. Ne momentin e arrestimit, Sokol Sinomati ka qenë në shoqërinë e vëllait të tij, Bernard Sinomati.

Policia njoftoi nje dite me pas zyrtarisht se:

“Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, ne Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”.

U duk i “çuditshem” lirimi per pak ore dhe pastaj ri-arrestimi i Sokol Sinomatit, ndersa denimi nga drejtesia italiane per te, kishte kohe qe qendronte ne arshiven e policise.

Nisur nga situata kriminale ne qytetin e Vlores, rivaliteti i forte dhe beteja e ashper mes grupeve rivale, si dhe nga fakti qe po lirohej nje personazh mjaft i njohur, vetem pak kohe pasi i kishin ekzekutuar per hakmarrje te birin, u gjykua se prezenca e Sinomatit ne qytetin bregdetar mund te rindiste keqazi konfliktin.

Tre dite pas arrestimit, me 27 prill, gjykata vendosi nje mase sigurie me 40 dite burg per Sinomatin, ne pritje te ardhjes se dosjes se tij nga Italia.

Ne fillimin e muajit qershor 2024, 39 dite pas arrestimit, Sokol Sinomati, u ekstradua drejt Italise ne masa ekstreme sigurie, me idene se tashme, ai do te qendronte dhe nje dekade tjeter larg qytetit te tij te lindjes.

Autoritetet italiane, pasi kane verifikuar vendimin e dhene nga gjykata e Milanos, ne adrese te Sinomatit, kane vendosur te marten e kaluar, ta lirojne duke e cilesuar te mbyllur denimin e tij.

Perpjekja per ta mbajtur te izoluar ne burg Sokol Sinomatin, tashme ka deshtuar. Vlonjati 46-vjeçar eshte i lire dhe i motivuar me shume se kurre per shkak te vrasjes se djalit te tij.

Autoritetet shqiptare, te pyetura ne lidhje me kete zhvillim, deklaruan se nuk kane asnje njoftim per lirimin e Sinomatit, sipas tyre ai nuk ka hyre ende ne asnje pike te kalimit kufitar ne territorin e vendit.

Nderkohe, ne nje komunikim direkt me Sokol Sinomatin nepermjet telefonit, ai deklaroi se:

“Prej te martes se kaluar jam i lire. Autoritetet italiane komfirmuan se nuk kam asnje denim me burg per te kryer.

Me vjen keq per ata qe u munduan me te gjitha menyrat, te me mbanin te izoluar ne burgjet italiane, por tashme jam i lire dhe nuk kam asnje pengese ligjore per t’u kthyer ne qytetin tim, prane familjes sime”.

Sokol Sinomati, shkeli ne qytetin e Vlores vetem per pak ore, diten e 9 janarit 2024, per te marre pjese ne ceremonine mortore te djalit te tij, i shoqeruar ne kushte te larta sigurie nga 100 police.

Ai u arrestua per here te fundit jashte vendit, ne vitin 2021 në Belgjikë. Në fund të vitit 2022, u ekstradua në Shqiperi dhe qendroi ne burg deri ne fillimin e qershorit te ketij viti, kur u ekstradua drejt Italise.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB