Aktualitet

Djali iu vra me snajper, Sokol Sinomati merr leje, del nga burgu i Peqinit për varrim

E gjithë zona është e blinduar nga forcat e Policisë së Shtetit, e rreth 100 efektivë po bëjnë shoqërimin e Sokol Sinomati nga burgu për në varreza. 

k.m.
Djali iu vra me snajper, Sokol Sinomati merr leje, del nga burgu i Peqinit
Pamje nga Vlora

VLORË- Sokol Sinomataj, ose i njohur ndryshe si “Buzëderri”, ka marrë leje për të dalë nga burgu, në mënyrë që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të birit, Gëzimit, i cili u ekzekutua me snajper.

Burime për ZËRI bëjnë me dije se 23-vjeçarit do t’i jepet sot lamtumira e fundit dhe varrimi do të bëhet rreth orës 11:00, ndërsa i ati është nisur për të kapur funeralin. E gjithë zona është e blinduar nga forcat e Policisë së Shtetit, e rreth 100 efektivë po bëjnë shoqërimin e Sokol Sinomati nga burgu i Peqinit për në varreza. 

Gëzim Sinomataj dyshohet se është ekzekutuar për llogari të babait të tij, Sokol Buzëderri, anëtar i bandës së Gaxhait, por nuk përjashtohen as prishje të pazareve të drogës, pasi i riu prej vitesh jetonte në Belgjikë. Megjithatë hetimet vazhdojë për vrasjen e ndodhur këtë të dielë. Deri më tani, mbi 20 persona janë shoqëruar, ndërsa procesi po ndiqet nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i cili aktualisht po qëndron në Vlorë./ZËRI

Poll

MOS HUMB