Aktualitet

“Më goditën me pistoletë”/ 40-vjeçari shkon me fraktura në spital: Më dhunuan tre persona

Sejdin Karaj pretendon se është dhunuar nga persona të maskuar.

k.m.
“Më goditën me pistoletë”/ 40-vjeçari shkon me
Sejdin Karaj

MAT- Një 40-vjeçar është paraqitur në Qendrën Shëndetësore në Klos me fraktura në kokë dhe në trup. Sejdin Karaj pretendon se është dhunuar nga persona të maskuar.

Në deklarimin që ka bërë në Policinë e Shtetit, Karaj deklaron se është dhunuar nga 3 persona të maskuar, por po ashtu thekson se nuk ka pasur konflikte me askënd. Ndaj edhe nuk e ka idenë se kush mund ta ketë dhunuar. Por shton se ndaj tij kanë përdorur edhe armët e zjarrit për t'i kërcënuar.

“Ishin të tre me pistoleta, më kanë rënë me qyta të pistoletës. Nuk i njoh./Më erdhën dhe mu hodhën në kokë. Bëra mbrapsh të kap ndonjë dru, ata mu sulën dhe më goditën me psitoletë,”- tha denoncuesi.

Policia e Klosit ka dokumentuar rastin dhe ka nisur hetimet lidhur mbi deklarimet paraprake të 40-vjeçarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB