Aktualitet

Vrasja e Klaudio Prendit në Tiranë/ Dëshmon “Kleo i Freskut”: S'kam lidhje me ngjarjen! (I sekuestrojnë telefonin)

Pasi është marrë në pyetje, "Kleos së Freskut", identiteti i plotë i të cilit ende nuk është bërë me dije por vetëm inicialet K.D., i është marrë edhe aparati celular.

k.m.
Vrasja e Klaudio Prendit në Tiranë/ Dëshmon “Kleo i
Klaudio Prendi

TIRANË- Një nga personat e dyshuar se ka pasur përplasje me Klaudio Prendin, i njohur si "Kleo i Freskut" ka dhënë dëshminë e tij për vrasjen e të riut në zonën e Xhamllikut në Tiranë. 2 javë pas ngjarjes, gjatë marrjes së tij në pyetje, ai ka mohuar çdo lidhje me ekzekutimin e të riut. "Ora News" bën me dije se pasi është marrë në pyetje, "Kleos së Freskut", identiteti i plotë i të cilit ende nuk është bërë me dije por vetëm inicialet K.D., i është marrë edhe aparati celular. Ai konsiderohet si një person "kyç" për ngjarjen.

Po ashtu, "Ora News" u interesua më shumë mbi ngjarjen në fjalë ku avokati i tij, Enea Cenko është shprehur se pavarësisht aludimeve përsonazhi i quajtur Kleo i Freskut nuk ka lidhje me ngjarjen.

"Atë ditë, klienti im, 'Kleo i Freskut’ ka qenë në një intinerar rruge dhe kohe që nuk korrespondojnë me ngjarjen në fjalë që është bërë atë natë pranë zonës së Xhamllikut".

Siç konfirmon avokati, Klaudio Prendi para vrasjes ka pasur një bisedë me Kleon për lojrat e fatit për një shumë prej 7,600 eurosh.

"Një shoku i tyre i ka thënë që ka fituar një lloto prej 7600 euro. Në këtë shumë që është fituar nuk i është dhënë nga personi në fjalë. Ka pasur biseda për t’ja kthyer këtë shumë. Kjo në fillim nuk është konfirmuar nga i ndjeri, i ka thënë që nuk kam lidhje me këtë faqe".

Disa javë më parë, Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për vrasjen e Klaudio Prendit. Dosja për ekzekutimin e të riut pak ditë më parë i ka kaluar Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi ka dyshime se ekzekutimi është kryer nga nga një grup i strukturuar kriminal. Por ende nuk bëhen me dije detaje të tjera nga të dhënat që ka grumbulluar deri më tani organi i akuzës./ZËRI

Poll

MOS HUMB