Aktualitet

ME FOTO- Del momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit

Ai u arrestua në Rinas teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania.

k.m.
ME FOTO- Del momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Del fotoja nga momenti i arrestimit të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Ai u arrestua në Rinas teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania. Tre oficerë të Policisë së Shtetit, të veshur si civilë, i kanë vendosur prangat Malltezit. Ky i fundit, siç duket edhe në foto, mban në kokë kapelen e tij.

ME FOTO- Del momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit
Jamarbër Malltezi

Malltezi është vendosur në pranga për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, por për Sali Berishën, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB