Aktualitet

Me autobusë nga Korça në Tiranë, pranga në terminal dy të rinjve. Kishin kallashnikov në çantë

Dy të rinjtë e kishin transportuar armën me çantë, me autobusin e linjës

E.K
Me autobusë nga Korça në Tiranë, pranga në terminal
Arma qe iu gjet dy te rinjve

TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar nga policia në terminalin e autobusëve të Juglindjes, pasi po transportonin një kallashnikov nga qyteti i Korçës në Tiranë. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se në pranga ranë shtetasit Florjan Kollonata, 27 vjeç, nga Korça dhe Xhentino Pllana, 28 vjeç, nga Pogradeci, të dy banues në Tiranë.

Kapja e tyre është bërë pas informacioneve që policia mundi të sigurojë përmes rrugëve informative, ndërsa arma ishte mbështjellë me batanije dhe ishte futur në një çantë të madhe.

Dy të rinjve iu gjet me vete edhe një thikë buke, ndërsa iu sekuestruan edhe 3 aparate celularë, të cilët pritet që të verifikohen nga ana e policisë.

Nga Korça dy shokët erdhën me autobus të linjës. Akoma nuk dihet arsyeja e sjelljes së armës në Tiranë, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Arma do të dërgohet në laborator për ekspertizë, për të parë nëse është përdorur në krime të tjera./ZËRI 

Poll

MOS HUMB