Aktualitet

Vrasësi "famëkeq" i taksive që u arrestua në Korenë e Jugut, del FOTOJA e Ervin Shahinit

ZËRI më herët ka raportuar në kronologji për krimet e tij në Shqipëri që arriti t'u fshihej për 26 vite. 

a.l

 

Vrasësi "famëkeq" i taksive që u arrestua në
Taksi

 

TIRANË- Personi që shihni në foto është Evrin Shahini, shqiptari në top "listën" e të shumëkërkuarve nga autoritetet shqiptare që është kapur në Korenë e Jugut dhe shumë shpejt do të rikthehet në vendlindje për të vuajtur dënimin me burg të përjetshëm.

FactCheck ka publikuar foton e Shahinit që jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar e dokumente të falsifikuara. Në Seul ai kishte nisur një jetë të re e po ashtu kishte dhe një bashkëshorte nga Koreja.

Vrasësi "famëkeq" i taksive që u arrestua në
Ervin Shahini

ZËRI më herët ka raportuar në kronologji për krimet e tij në Shqipëri që arriti t'u fshihej për 26 vite. 

50-vjeçari Ervin Shahini është vendosur në prangat e autoriteteve të Koresë së Jugut më 26 Janar të këtij viti. Ai u përfshi në disa ngjarje kriminale në vendin tonë në vitin 1997, pasi faturonte taksitë me qëllim grabitjen e shoferëve. Një natë vrau njërin prej tyre dhe plagosi disa të tjerë. Shahini u dënua me burg përjetë në mungesë dhe u largua nga Shqipëria duke përdorur një identitet të rremë./ZËRI

Poll

MOS HUMB