Aktualitet

Shqiptari mposht sekretaren e brendshme britanike, Gjykata i jep të drejtë (Historia)

Murati mbërriti në Britaninë e Madhe në nëntor 1999 për të kërkuar azil si një kosovar që po ikën nga lufta civile në vendin e tij.

E.K
Shqiptari mposht sekretaren e brendshme britanike, Gjykata i jep të
Arsim murati

BRITANI E MADHE- Arsim Murati, 46 vjeç, arriti që të fitonte një apel gjyqësor për të qëndruar në Britaninë e Madhe, pavarësisht se u përfshi në një grabitje të armatosur, dhe gënjeu për kombësinë e tij për të fituar nënshtetësinë britanike. Murati fitoi betejën me sekretaren e brendshme britanike, që kërkoi që t’i hiqte nënshtetësinë.

Një gjykatës i emigracionit tha se Sekretarja e Brendshme nuk kishte arritur të provonte se Murati ishte në dijeni të dënimit në Shqipëri, kur ai aplikoi për leje për të qëndruar në Britaninë e Madhe, pasi ai ishte gjykuar për krimin në mungesë.

Murati gjithashtu pohoi se dëbimi i tij do të ishte një shkelje e të drejtës së tij për jetë familjare sipas nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Vendimi do të thotë se Murati do të lejohet të qëndrojë përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, vendimi shkaktoi një reagim të ashpër. “Kjo tregon pse ne kemi nevojë për reforma urgjente të sistemit të azilit dhe ligjeve të të drejtave të njeriut, për të lejuar dëbimin e shpejtë dhe efektiv të kriminelëve të rrezikshëm,” tha një deputet i lartë i konservatorëve.

Murati mbërriti në Britaninë e Madhe në nëntor 1999 për të kërkuar azil si një kosovar që po ikën nga lufta civile në vendin e tij. Ai u pranua si shtetas i republikës së atëhershme federale të Jugosllavisë dhe iu dha leja e pacaktuar për të qëndruar përpara se të natyralizohej si shtetas britanik në nëntor 2006.

Në vitin 2007, qeveria shqiptare nisi procedimin e ekstradimit ndaj tij, sepse një vit para mbërritjes së tij në Britaninë e Madhe, ai ishte dënuar për grabitje me armë dhe ishte dënuar në mungesë me 11 vjet e gjysmë burg. Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur dënimin me burg.

Deri atëherë, ai ishte martuar dhe kishte tre fëmijë, por gruaja e tij vdiq nga kanceri në tetor 2012, dhe fëmijët e tij u vendosën nën kujdesin e autoriteteve lokale. Pas lirimit nga burgu në vitin 2015, ai u kthye për të jetuar në Britaninë e Madhe dhe në shtator 2019 iu kthyen fëmijët e tij.

Megjithatë, një vit më pas, Sekretarja e atëhershme e Brendshme Priti Patel tentoi t’i heqtë nënshtetësinë sepse e kishte marrë atë përmes mashtrimit, përfaqësimit të rremë dhe fshehjes së dënimit.

Në apelin e tij, Murati pranoi se kishte gënjyer se ishte kosovar, por pohoi se nuk kishte fituar nënshtetësinë britanike si rezultat i pretendimit të rremë. Ai pretendoi gjithashtu se nuk kishte dijeni për gjyqin e tij për grabitje me armë në Shqipëri dhe se mësoi për dënimin e tij kur filloi procedura e ekstradimit.

“Ai më tej parashtroi se si kujdestari i vetëm për fëmijët e tij, do të ishte një ndërhyrje joproporcionale në jetën [të drejtat] e tij familjare të Nenit 8 për t’i privuar atij shtetësinë britanike”, thuhej në dokumentet e gjykatës.

Gjykata pranoi pretendimet e tij dhe hodhi poshtë argumentet e Home Office./ZËRI 

Poll

MOS HUMB