
GREQI- Një 45-vjeçar shqiptar është vendosur në pranga nga anti droga greke. Shqiptari ishte anëtar i një rrjeti të trafikut të drogës, raporton Kathimerini.
Bëhet me dije se Vaskë Qirjako Leka i datëlindjes 1979 është arrestuar në Koropi të Athinës pasi në banesën e tij u gjetën 45 kg kokainë e pastër, 1 kallashnikov,1 pistoletë dhe 146 fishekë.
Sipas policisë greke, 45-vjeçari vepronte në trafikun e kokainës në Athinë, kryesisht në Athinën Perëndimore dhe në Voria Proastia. Fillimisht ai u ndalua nga efektivët e policisë, në zonën e Kifisias, dhe i gjetën gjet një pako najloni me 17.5 gram kokainë.
Policia thotë se po heton për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të 45-vjeçarit Vaskë Leka./ZËRI