
GREQI- 10 persona, mes të cilëve 5 shqIptarë janë vënë këtë të premte në prangat e Policisë greke pasi akuzohen për trafik kokaine. Mes të arrestuarve është dhe një polic. Sipas Policisë greke, koka e grupi ishte një shqiptar. Ndërsa ‘’krahu i tij i djathtë’’ ishte po një shqiptare, 45 vjeçe, dhe kjo e arrestuar. Ata merreshin me lidhjen e kontakteve dhe gjetjen e rrugëve të trafikimit të drogës.
Në kuadër të hetimeve të kryera nga policia, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë, shuma prej 5600 euro, një sasi kokaine, 2 makina dhe 8 celularë.
Sasia totale e trafikut të kokainës, nga veprimtaria kriminale e grupit gjatë periudhës në shqyrtim, llogaritet të kalojë 1.5 kilogramë, nga e cila u sekuestruan 950 gramë, ndërsa përfitimi total financiar llogaritet në 95 mijë euro. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Korfuzit./ZËRI