
Ambulanca greke
GREQI- Një 56-vjeçare shqiptare është mbytur teksa lahej në plazhin e Artemisë në Greqi. Gruaja është nxjerrë nga deti pa ndjenje dhe i është dhënë ndihma e parë nga një rojet e plazhit. Më pas, është dërguar me auto-ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës. Aty mjekët kanë konstatuar vdekjen e shqiptares. Pritet që të kryhet autopsia në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës, për të dalë në përfundime më konkrete.
Poll