
BELGJIKË- Një laborator kokaine është zbuluar në Belgjikë, ku 6 shqiptarë kanë përfunduar në pranga. Sipas mediave vendase, shqiptarët "shtypin" blloqe kokaine në zemër të qytetit të Antëerpen, drogë që më pas shpërndahej në të gjithë Europën. Bëhet fjalë për një organizatë që merrej me importin dhe tregtimin e lëndëve narkotike përmes portit të Antëerpen.
Hetimi për grupin nisi në vitin 2023, kur policia mori informacione për një grup shqiptarësh që do të importonin kokainë nga një ndërtesë në Somersstraat në Antwerp nëpërmjet portit të qytetit. Laboratori u zbulua në një lavanderi.

Zëdhënësi i prokurorisë publike të Antëerpen, Kristof Aerts bëri me dije detaje për të arrestuarit, por nuk i zbulua emrat e tyre.
"Janë arrestuar 6 burra të moshave 22 deri në 57 vjeç. Ata janë marrë në pyetje. Të arrestuarit do të dalin para gjykatës të martën,"-tha Aerts.

Nga fotot e publikuara në media, kokaina ishte të shtypur logo të ndryshme, një kurorë dhe simbolin "Top 1"./ZËRI