
TIRANË- Një protestë është zhvilluar kundër kampit të emigrantëve në Gjadër para Kryeministrisë në Tiranë. Aktivistët shkuan në fillim para godinës së Kryeministrisë, e më pas u zhvendosën pranë ambasadës italiane në Tiranë. Të gjithë bashkë, aktivistë të shoqërisë civile nga Italia dhe Shqipëria, njëzëri kundërshtuan marrëveshjen e Italisë dhe Shqipërisë për të vendosur emigrantët e vendeve të treta në një kamp në Gjadër. Protesta vjen teksa marrëveshja është e ngrirë dhe kampi është pothuajse i boshatisur.
Kjo është dita e dytë e kësaj proteste pasi të njëjtën aktivistë protestuan ditën e dielë në Shëngjin dhe në Gjadër. Sipas protestuesve, marrëveshja përbën një kërcënim për lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për azil.
Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Plani fillestar ishte të akomodonte deri në 36,000 persona në vit në qendrën e azilit në Shqipëri. Por qendra në Gjadër aktualisht është sërish bosh. Por, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se do të krijojë një ligj me përputhje me rregullat e BE-së në mënyrë që të sjellë emigrantët sa më shpejtë në Gjadër./ZËRI