Aktualitet

Vrasja e Alfred Dedjas, gjendet makina e Julian Gjoshit, e kishte braktisur tek Shkëmbi i Kavajës

Nga ana tjetër, efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e miqve dhe familjarëve të Gjoshit. 20 prej tyre janë marrë në pyetje. 

F.m
Vrasja e Alfred Dedjas, gjendet makina e Julian Gjoshit, e kishte braktisur tek
Makina

TIRANË- Policia e Shtetit ka gjetur makinën e Julian Gjoshit, personit që vrau Alfred Dedjan një ditë më parë në Ndroq. Mjeti është gjetur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku siç duket është braktisur nga 27-vjeçari. Arma e krimit nuk është gjetur brenda në mjet. Nga aty, dyshohet se Gjoshi është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar dhe për tu fshehur në një vend që ende nuk dihet. 

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Ndroq, është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm. Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës. Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj.

Nga ana tjetër, efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e miqve dhe familjarëve të Gjoshit. 20 prej tyre janë marrë në pyetje. 

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Ndroq. 50-vjeçari Dedja ishte ulur në një lokal në zonën e Ndroqit, ku dhe banonte, në momentin që Julian Gjoshi u fut brenda. Dedja u ngrit që ta përqafonte, por Gjoshi e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur.

Dyshja njiheshin prej vitesh. Dedja e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ka punuar si menaxher në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Julian Gjoshit, vend ku u mor peng dhe u vra Jani Prenga. Gjithashtu, siç është raportuar, Dedja ka punuar me Hajri e Gjoshin edhe në fushën e lojërave të fatit, kryesisht të lotove. Nuk dihet ende se çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që çoi në ekzekutimin e 50-vjeçarit.

Poll

MOS HUMB