Politikë

Mblidhet Qeveria/ Manja: Amnistia kalon në Kuvend! Fino: Miratohet strategjia e re e SK!

Po ashtu me propozim të Manjës, Këshilli i Ministrave ka emëruar në detyrën e drejtorit të Shërbimit të Provës Klevis Qosen.

E.K
Mblidhet Qeveria/ Manja: Amnistia kalon në Kuvend! Fino: Miratohet
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Qeverisë. Ai bëri me dije se tashmë projektligji për amnistinë e të burgosurve është dorëzuar këtë të mërkurë në Kuvendin e Shqipërisë dhe pritet të kalojë në seancë plenare ku duhet shumicë e cilësuar për të kaluar. Sipas tij, nga kjo amnisti do të përfitojnë 600 të dënuar, shumica prej të cilëve gra të dënuara dhe të mitur.

Ulsi Manja: Nga ky moment ky projektligj do të depozitohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe fjalën e kanë deputetët, duhet shumicë e cilësuar për kalimin e projektligjit për dhënien e amnistisë. Siç jeni në dijeni qëllimi i këktij projektligji është përjashtimi tërësisht ose pjesërisht i personave që përfitojnë nga kjo amnisti. Nga kjo amnisti nëse do të marrë votën e deputetëve do të përfitojnë 600 persona të dënuar. E theksoj tashmë projektligji për dhënien amnistie është në Kuvendin e Shqipërisë. Dy kategoritë që përfitojnë më shumë janë gratë e dënuara dhe të miturit.

I ndalur tek paditë e depozituara këtë të mërkurë në Gjykatën Kushtetuese për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, Manja tha se ajo marrëveshje i ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhej nga Kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane Georgia Meloni.

Ulsi Manja: Qëndrimi jonë dhe i kësaj marrëveshje e është e drejta e gjithë kujt ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese. Por nuk ka si të jetë anti-kushtetuese kur ka kaluar të gjitha filtrat me palën italiane. Kjo marrëveshje ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhej nga të dy kryeministrat.’

I pyetur për çështjen Beleri, Manja tha se kjo është një çështje e drejtësisë, ndërsa preferoi të mos i komentojë akuzat e kryedemokratit Sali Berisha se Qeveria po pengon betimin e tij si kryebashkiak i zgjehdur në vendoret e 14 majit.

Ulsi Manja: Me thënë të drejtën ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishën se ka kohë që e ka humbur sension e kohës dhe realitetit. Qëndrimi ynë është konstant. Çështja Beleri i takon drejtësisë dhe përsa i përket çështjes së betimit, do t’ju lutesha të njiheshit me vendimin e Gjykatës së Lartë e cila ka zgjidhur ngërçin mes asaj të Durrësit dhe GJKKO lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Belerit për t’u lejuar të betohet. Në vendimin e Gjykatës së Lartë, në pikën 55 mos gaboj, gjendjet arsyetimi i saktë që ka të bëjë me qëndrimin ligjon që ka mbajtur Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve. Pastaj për pjesën tjetër se çfarë deklaron Berisha, ka kohë që është jashtë realitetit.

Po ashtu me propozim të Manjës, Këshilli i Ministrave ka emëruar në detyrën e drejtorit të Shërbimit të Provës Klevis Qosen.

Ndërkohë pas Manjës, zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Megi Fino ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka miratiuar Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare, e hartuar nga një grup pune ndër-institucional nën drejtimin e MEPJ. Gjatë fjalës së saj, Fino u shpreh se tipari themelor i dokumentit të miratuar sot, është pasqyrimi i qartë i përkatësisë politike ndërkombëtare të vendit tonë, si anëtar i NATO-s dhe kandidat i BE-së, si dhe orientimi i qartë drejt veprimit në përputhje me analizën që i është bërë mjedisit strategjik të sigurisë, në nivel global, rajonal dhe kombëtar.

Megi Fino: Strategjia synon të pasqyrojë, në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse, sfidat dhe kërcënimet kryesore për Sigurinë Kombëtare të vendit tonë, si edhe përgjigjet institucionale ndaj tyre në harkun kohor 2023-2028. Ky dokument i rëndësishëm strategjik pason atë të vitit 2014, i cili, për vetë zhvillimet gjeopolitike të viteve të fundit, nuk i përgjigjet më sfidave të sigurisë me të cilat përballët aktualisht vendi ynë./ZËRI

Poll

MOS HUMB