Aktualitet

Mblidhet Task Forca Antikanabis/ Në fokus parandalimi i veprimtarive kriminale tek të rinjtë

Diskutimet u fokusuan tek parandalimi dhe goditja e këtij fenomeni kudo ku shfaqet.

f.t
Mblidhet Task Forca Antikanabis/ Në fokus parandalimi i veprimtarive
PAMJE NGA MBLEDHJA

BERAT-Mbrëmjen e të martës u zhvillua në Dimal takimi i radhës i Task Forcës Vendore Antikanabis. Në mbledhje ishin të pranishëm  Prefekti i Qarkut të Beratit, Drejtori i Drejtorisë Rajonale IKMT Berat, Shefi i Komisariatit të Beratit, përfaqësues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të Bashkisë Dimal si dhe kryetarë të fshatrave. Diskutimet u fokusuan tek parandalimi dhe goditja e këtij fenomeni kudo ku shfaqet.

POSTIMI I IKMT:

Mbrëmjen e së martës dt. 26.03.2024, në Dimal u zhvillua takimi i radhës i Task Forcës Antikanabis për të bashkërenduar punën e vijueshme në parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni kudo ku shfaqet. Koordinimi gjithnjë e më i mirë i agjensive ligjzbatuese dhe bashkëpunimi me komunitetin japin rezultate të mira. Fokus të veçantë do të ketë sidomos tek fëmijët dhe të rinjtë për t’i mbajtur larg kësaj veprimtarie kriminale. Në takimin sensibilizues për parandalimin e këtij fenomeni ishin të pranishëm Prefekti i Qarkut të Beratit, Drejtori i Drejtorisë Rajonale IKMT Berat, Shefi i Komisariatit të Beratit, përfaqësues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të Bashkisë Dimal si dhe kryetarë të fshatrave.

 

Poll

MOS HUMB