Aktualitet

Trafiku i drogës nga Shqipëria, Policia italiane prangos 11 persona

Të gjithë të prangosurit akuzohen për transportin, posedimin, shitjen dhe transferimin e sasive të mëdha të lëndëve të ndryshme narkotike.

k.m.
Trafiku i drogës nga Shqipëria, Policia italiane prangos 11 persona
Foto ilustruese

ITALI- Paraditen e sotme është zhvilluar një operacion nga karabinierët e njësisë hetimore të komandës provinciale të Vibo Valentia për ekzekutimin e masave paraprake të dhëna nga gjykata italiane ndaj 11 personave. Por mediat italiane nuk i kanë bërë me dije identitetet e tyre.

Të gjithë të prangosurit akuzohen për transportin, posedimin, shitjen dhe transferimin e sasive të mëdha të lëndëve të ndryshme narkotike. Ndër to, shisnin kokainën, heroinën dhe kanabisin.

Aksioni i sotëm është vazhdimi i operacionit “Maestrale-Carthago” i zhvilluar kundër bandave “Ndrangheta” në zonën e Vibos. Grupi e kishte siguruar furnizmin e drogës, me "produkte" nga Shqipëria./ZËRI

Poll

MOS HUMB