Aktualitet

“U ka borxh shqiptarëve, s'merrem dot me ta”/ Zbardhen përgjimet për ekzekutimin e Ruben Cherres në Ekuador

Në një nga shtatë dosjet e publikuara nga Prokuroria, gjendet edhe një transkriptim i një bisede që ka pasur më 7 korrik mes "HD Petrolero 847" (Rubén Cherres) dhe "HD 516" (Juan Carlos PR).

k.m.
“U ka borxh shqiptarëve, s'merrem dot me ta”/ Zbardhen
Rubén Cherres

EKUADOR- Anëtarët e mafies shqiptare e donin të vdekur biznesmenin Rubén Cherres, i përfshirë në çështjen Encuentro, i cili u gjet pajetë më 31 mars 2023, së bashku me tre persona të tjerë. Në një nga transkriptet e dosjes "Encuentro", të publikuar nga Prokuroria, përmendet se ai u kishte marrë para shqiptarëve, por nuk dihet sesa. Në një nga shtatë dosjet e publikuara nga Prokuroria, gjendet edhe një transkriptim i një bisede që ka pasur më 7 korrik mes "HD Petrolero 847" (Rubén Cherres) dhe "HD 516" (Juan Carlos PR).

BISEDA MES TYRE:

HD Petrolero 847 (Rubén Ch): Më trego.

HD 516 (Juan Carlos PR):  Hej, në rregull, harrova të të them diçka... Po flisja me Gilberton sot dhe ti e di që të gjitha këto pozicine i kushtojnë Doganës, po njerëzit po kërkojnë 20 milionë dollarë.

HD Petrolero 847 (Rubén Ch): Tani.

HD Petrolero 847 (Rubén Ch): Atje, nuk e di, nuk mendoj se mund t'i përballojnë gjërat nëse ka gjëra të mëdha, le të mos përfshihemi.

Kjo bisedë është pjesë e ekspertizës që rezultoi me përgjimin e linjës telefonike të Rubén Cheres. Transkripti pasohet me një bisedë mes disa personave në një shtëpi, e cila gjithashtu është regjistruar. Bashkëbiseduesit nuk identifikohen me emrat dhe mbiemrat e tyre, por me akronimet VM (zëri i një personi mashkull) dhe VF (zëri i një personi femër).

Fragmenti i dialogut në të cilin përmendet se shqiptarët donin të vrisnin Charres është ky:

VF3: Nuk ka nevojë të them, ky njeri më regjistron më mirë, nuk po flas më, ju nuk dini asgjë, për çdo rast për Rubén Cherres
VM3: Më mirë sot që isha në Kuenca
VF3: Oh po
VM3: Kështu më tha dikush sot
VM1: Kush
VM3: Atje
VM1: Tani për tani nuk merrem me ndonjë
VM3: Në ferr
VM1: Kush
VM3: I shëndoshi më thotë që foli me Motën dhe Mota i tha jo. Kam ca shokë kudo dhe më telefonuan të pyesnin a po dilni kundër shqiptarëve dhe unë i thashë njëherë e mirë jo, çfarë **** më duhet mua. E kam dhënë fjalën që nuk dal kundër tyre. Këta nuk janë si Los Choneros, nuk ngatërrohen dhe unë nuk e bëj, nuk luaj me burrat. Atë shqiptarët duan ta vrasin se ka marrë një faturë përsipër.

Në një tjetër transkript thuhet se Cherres ishte partneri i një shqiptari.

VM3: Kumbar, shiko seriozisht se çfarë mund të bëhet

VM1: Nuk do të përfshihem.

VM3: Nuk po them përfshihuni, por le të flasim me dikë

VM1: Jo, jo, këta djem mbrojtën njerëz të rrezikshëm, ti që e njeh Tonny-n jo

VM3: Cilin?

VM1: Pana Shqiptari, ai është partner i Cherres

Në një bisedë tjetër ata vënë në dukje lidhjet e dyshuara mes shqiptarëve dhe një tjetër të akuzuari, Leonardo Cortázar.

VM1: Problemi tani këtu është rrëmbimi i Antonio dhe plumbat drejt shtëpisë së tij. Ky ishte Cortázar me shqiptarët”

VM2: jo është ajo që them unë vetë

VM1: Sepse Cortazar është tashmë me shqiptarët, kështu që ai u bë i rrezikshëm si Salcedo, por një herë në burg u bë një djalë i keq.

Kush është Ruben Cherres?

Rubén Cherres ishte një mik i ngushtë i Danilo Carrera, kunati i Presidentit Lasso. Përveç kësaj, po hetohej edhe afërsia e tij me grupe të organizuara që i përkushtohen trafikut të drogës, në mes të çështjes së quajtur León de Troya. Po ashtu, sipas mediave vendase, ai ishte dhe ortaku i shqiptarit Dritan Gjika, i cili gjithashtu është i njohur për aktivitetin e tij kriminal në Ekuador./ZËRI

Poll

MOS HUMB