
LEZHË- Anija “Guardia Costiera” ka mbërritur në portin e Shëngjinit me një grup të ri me 15 emigrantë. Grupi i ri i emigrantëve pritet të transferohet drejt qendrës së pritjes në Gjandër, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane. Deri më tani, emigrantët janë duke iu nënshtruar procedurave të nënshtrimit dhe kontrollit mjekësor para se të transportohen në qendrat pritëse në Gjadër.
Më 8 prill mbërriten 40 emigrantët e parë të cilët janë dëbuar nga Italia. Bëhet fjalë për refugjatë, të cilëve u është refuzuar azili në Itali. Mes tyre ka persona të akuzuar ose të dënuar për krime; vrasje të mbetur në tentativë, dhunë seksuale, lëndime të rënda, pornografi me fëmijë, vjedhje, grabitje, nxitje të miturve dhe posedim të lëndëve narkotike. Afati maksimal i qëndrimit të tyre në kampin e Gjadrit, do jetë 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin./ZËRI