Aktualitet

Mbajti peng fëmijët për disa orë në Durrës, fqinjët: Rrinte i droguar, në 1 të natës qëlloi me armë

Fqinji ka treguar se ngjarja ka ndodhur në orën 1 e gjysëm të darkës dhe plumbi kishte kaluar mes një hoteli, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

f.t
Mbajti peng fëmijët për disa orë në Durrës,
Aleks Marku

DURRËS-Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku babai mbante peng dy fëmijët e tij të mitur. Një prej fqinjëve tregon se 40-vjeçai që mbajti peng fëmijët në Durrës ishte agresiv dhe i dhunshëm. Sipas tij, Aleks Marku ushtronte dhunë fizikë ndaj fëmijëve. Sipas tij Marku rrinte i droguar gjithë kohës. 

Fqinji ka treguar se ngjarja ka ndodhur në orën 1 e gjysëm të darkës dhe plumbi kishte kaluar mes një hoteli, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

 “Në orën 1 e gjysmë të darkës ndodhi kjo, ka lënë kalamanin jashtë në orën 1 e gjysmë dhe ka gjuajtur me armë dhe plumbi kishte kaluar mes hotelit të Qemalit që është këtu afër. Por, për fat të mirë e kapi  policia. Ai rrinte i droguar, pinte drogë. Kam pak ditë që e kam parë, punë ditësh. I keqtrajtonte fëmijët, i torturonte. Kishte një javë që rrinte këtu, se ishte ndarë dhe nga nusja. Unë me atë nuk kam muhabet, por thjesht i kam parë. Ishte agresiv, gjuajti me kallash në shtëpi. Ata që kishin shtëpitë afër e dëgjuan, ngelën pa gjumë gjithë natën”, tregon fqinji për Report.Tv

Aktualisht, 40-vjeçari ndodhet në ambientin e Komisiatit të Durrësit, ku po kryehen analizat për të përcaktuar nëse 40-vjeçari ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope, ashtu siç pretendon edhe vetë duke theksuar disa herë se "nuk ka qenë i vetëdijshëm" në momentin kur ka qëlluar mbi efektivët e forcave RENEA. Marku portretizohet nga të afërmit e bashkëshortes si një person me probleme, që ushtronte edhe dhunë në familje, ndaj e shoqja kishte vendosur që të largohej drejt Italisë. Duke qenë se ajo është larguar, ai ka marrë fëmijët me forcë nga Lezha dhe është zhvendosur në Durrës. Probleme kishte edhe në Itali, ku ka qenë i dënuar për vjedhje./ZËRI

Poll

MOS HUMB