
TIRANË- Dy incidente kanë ndodhur ditën e sotme në dy shkolla 9-vjeçare në Tiranë. Në rrugën ‘Dalip Topi’ në kryeqytet, në ambientet e një shkollë 9-vjeçare, dy të mitur vetëm 12 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Të dy kanë përfunduar në spital, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por një incident tjetër është shënuar në një shkollë private në zonën e Farkës. Në ambientet e pasme të shkollës një vajzë 10-vjeçare është pickuar nga një gjarpër dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Informacione paraprake
- Rreth orës 11:30, në rrugën "Dalip Topi", në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
- Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
- Rreth orës 13:45, në Bathore, shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Mamurras, dyshohet se ka dhunuar grupin e xhirimit të një emisioni investigativ. 27-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve./ZËRI