Aktualitet

Pjesë e grupit të "Sulejmanajve" për trafik droge, zbulohet një "Call Center" në pronësi të Shkëlqim Ostrenit

Përgjimet telefonike dhe dëshmitë kanë zbuluar ambinetin e përshtatur si "Call Center" në rrugën "Idriz Guri" në Tiranë, në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i mashtrimit me bursën FOREX. 

a.l
Pjesë e grupit të "Sulejmanajve" për trafik droge,
ENEO SULEJMANAJ DHE DY MIQTË E TIJ, SHKËLQIM OSTRENI DHE IGLI BEGAJ

TIRANË- Një tjetër rast i mashtrimit përmes "Call Center" në pronësi të Shkëlqim Ostrenit është zbuluar në Tiranë nga hetimet e AMP. ZËRI më herët ka raportuar se Ostreni është pjesë e grupit të "Sulejmanajve" që trafikonte kanabisin nga qytetet e jugut të vendit dhe bashkë me kokainën, i shisnin kryesisht në zonën e Xhamllikut në Tiranë, bashkë me kreun e transportit ndërqytetas Eneo Sulejmanaj dhe mikun e tij Igli Begaj.

I përfshirë në rastin e mashtrimit është një punonjës policie dhe 3 persona të tjerë. Përgjimet telefonike dhe dëshmitë kanë zbuluar ambientin në rrugën "Idriz Guri" në Tiranë, në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm me bursën FOREX. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambjent, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumenta, pajisje të ndryshme dhe disa njësi kompjuterike, në të cilat ishin të instaluara programe/aplikacione dhe lista emrash me numra italianë, të cilët kontaktoheshin nga disa operatorë, duke i mashtruar për investime në bursë, nëpërmjet të cilave arrinin të përfitonin vlera monetare të konsiderueshme, që variojnë nga 500 deri në 30.000 euro.

NJOFTIMI I AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka vijuar hetimet e thelluara mbi personat e përfshirë në ngjarjen e datës 21.03.2024, ku u ndalua një punonjës policie dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të tjerë dhe pas këqyrjes së detajuar të komunikimeve telefonike mes tyre dhe personave të tjerë, deklarimeve të disa personave që tregojnë rrethana të hetimit, si dhe këqyrjes së pamjeve filmike të administruara, është bërë e mundur gjetja dhe kontrolli i një ambienti të përshtatur si Call Center, në pronësi të shtetasve M.H. (i shpallur në kërkim) dhe SH. O., i ndodhur në rrugën “Idriz Guri” Tiranë, në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i mashtrimit me bursën FOREX.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambjent, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumenta, pajisje të ndryshme dhe disa njësi kompjuterike, në të cilat ishin të instaluara programe/aplikacione dhe lista emrash me numra italianë, të cilët kontaktoheshin nga disa operatorë, duke i mashtruar për investime në bursë, nëpërmjet të cilave arrinin të përfitonin vlera monetare të konsiderueshme, që variojnë nga 500 deri në 30.000 euro.

Mbi bazën e materialeve hetimore të administruara deri në këtë fazë i është relatuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, caktimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, në mungesë, për shtetasit M. H., 33 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” i kryer në bashkëpunim, si dhe regjistrimin e të njëjtës vepër për personin nën hetim SH. O., i arrestuar më parë si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Hetimet vijojnë për identifikimin e plotë të të gjithë personave të perfshirë në këtë veprimtari dhe dokumentimin me prova ligjore të veprave penale, ku dyshohet se ata janë të përfshirë.

Poll

MOS HUMB