Aktualitet

Masakruan me thikë të moshuarin/ DETAJE: Një kanaçe i nxori zbuluar shqiptarët

Policia ka arritur të gjejë të riun shqiptar, i cili goditi me thikë 73-vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij 18-vjeçar, nga mbetjet e ushqimit dhe pija energjike e lënë pas.

f.t
Masakruan me thikë të moshuarin/ DETAJE: Një kanaçe i
25-vjeçari shqiptar

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Janinë, ku dy të rinj shqiptarë goditën 10 herë me thikë, një të moshuar, 73-vjeç, të cilin kishte hyrë për ta grabitur. 

Sipas hetimeve mësohet se dy të rinjtë shqiptarë janë zbuluar nga mbetjet e ushqimit dhe një kanaçe me pije energjike, të cilat ishin në skenën e krimit. Mediat greke shkruajnë se policia ka arritur të gjejë të riun shqiptar, i cili goditi me thikë 73-vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij 18-vjeçar, nga mbetjet e ushqimit dhe pija energjike e lënë pas.

Dy autorët kishin marrë ushqim dhe pije nga një market pranë banesës së të moshuarit, punonjësi i të cilit arriti t’u shihte fytyrat. Autorët u arrestuan , por familjarët e 73-vjeçarit po përjetojnë momente dramatike ankthi për shkak të kritikës së situatës së tij.

Ndërkohë, 73-vjeçari i cili ishte viktima e grabitjes brutale me thikë në shtëpinë e tij në Kefaloni, po lufton për të qëndruar gjallë në Spitalin e Janinës. 25-vjeçari shqiptar e ka goditur me thikë në bark, kofshë dhe brinjë gjatë grabitjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB