Aktualitet

Konflikt në një lokal në Kurbin, plagoset me armë zjarri 33-vjeçari (EMRAT)

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

f.t
Konflikt në një lokal në Kurbin, plagoset me armë zjarri
foto ilustruese

KURBIN- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kurbin. ZËRI mëson se ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Malbardhë, ku si pasojë e një konflikti Admir Shqypi ka qëlluar me armë zjarri Fatjon Likën.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në kërkim është shpallur autori i ngjarjes Admir Shqypi dhe dy persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Në Malbardhë në një lokal dyshohet se si pasojë e një konflikti të nisur më parë shtetasi A. Sh, ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë duke plagosur shtetasin F. L, me të cilin kishte konflikt. Shtetasi F. L, është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, i cili paraprakisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, Admir Lika, dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB