Aktualitet

Masakra e Lushnjës/ Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë

Në ngjarjen e njohur si “Masakra e Lushnjës”, në 11 tetor 2017 pranë komisariatit të policisë së Lushnjes u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. 

f.t
Masakra e Lushnjës/ Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi kërkojnë
Orges Bilbili, Anterio Kaloshi, Laert Haxhiu

TIRANË- Orges Bilali dhe Anterio Kaloshi të dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e ashtuquajtur masakra e Lushnjës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë, kanë kërkuar pafajësi në gjykatën e lartë. 

Grupi kriminal në fjalë ishte krijuar nga Laert Haxhiu me qëllim ekzekutimin e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ish-drejtues i “bandës së Lushnjës”. Personi në fjalë shpëtoi pa u lënduar në atentat pasi pak çaste para se grupi i miqve të tij të qëllohej me breshëri, ishte futur në një dyqan pranë vendit të ngjarjes.

Në ngjarjen e njohur si “Masakra e Lushnjës”, në 11 tetor 2017 pranë komisariatit të policisë së Lushnjes u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. 

Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht 2020, pasi bashkë me disa persona të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt një Hoteli në Pogradec. Ndërkohë Orges Bilbili u kap në 10 prill 2020 në zonën e Xhamllikut në Tiranë, pasi u plagos nga një efektiv policie të cilit tentoi ti largohej për të shmangur kontrollin. Dy të pandehurit u cilësuan fajtor për akuzat e “vrasjes me paramendim për hakmarrje”, “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Ndërkohë në një proces tjetër, për këtë vrasje po gjykohet Laert Haxhiu, i konsideruar si organizator i ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB