Aktualitet

Goditi me dru në kokë një 64-vjeçar, arrestohet autori nga fshati Pojan në Maliq

Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkakun e konfliktit. Ndërsa 62-vjeçari me iniciale E.L., pritet të përballet me akuzën për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje". 

a.l
Goditi me dru në kokë një 64-vjeçar, arrestohet autori nga
Foto ilustruese

MALIQ- Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq, pasi pas një konflikti ka goditur me dru në kokë një 64-vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkakun e konfliktit. Ndërsa 62-vjeçari me iniciale E.L., pritet të përballet me akuzën për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje". 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 62 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dje në fshatin Pojan, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet të fortë (dru) në kokë, shtetasin R. R., 64 vjeç, banues në Maliq, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", njofton policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB