
Pamje nga vendi i ngjarjes
POGRADEC- Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditën e kësaj të marte pasi një makinë u përplas “kokë më kokë” me një furgon që transportonte nxënës shkolle në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, në fshatin Pojskë.
Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për aksidentin. Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë lagështia në rrugë.
Të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital./Zëri.ai
Poll