
TIRANË- Kryeqyteti është zgjuar sot mes reshjeve të dendura të shiut, situatë kjo që ka shoqëruar të gjithë ditën e sotme dhe ka sjellë përmbytjen e rrugëve. Por, nuk mbaron me kaq. Një tjetër problem akoma më i madh është trafiku i rënduar në rrugët kryesore të Tiranës si dhe urbanët e tejmbushur.
Zëri.ai ju sjell situatën aktuale të trafikut në rrugët kryesore të kryeqytetit. Në fotot e mëposhtme, të marrë drejtpërdrejt nga harta dhe zonat me ngjyrë të kuqe dhe tëverdhë në portokalli, kanë më tepër trafik. Ato janë rrugët: ‘Dritan Hoxha’; ‘Pjetër Zarishi’; ‘Sulejman Delvina’; ‘Medar Shtylla’; ‘Abdyl Frashëri’ si dhe ‘Rruga e Elbasanit’.





Nga ana tjetër, JOQAlbania ka publikuar dhe video ku shihet dyndja e qytetarëve në stacionet e urbanëve. Qytetarë të shumtë mbeten pa hipur në autobusët e linjave të kryeqytetit për shkak të tejmbushjes dhe presin në stacion për tjetrin.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Zëri.ai ka ndjekur çështjen e vonesës së urbaneve dhe të fluksit të madh të qytetarëve, por në këto ditë me shi, siç shihet dhe nga pamjet, udhëtimi me to, është i pamundur.
Ndiqni situatën live: