Aktualitet

Silva Bino s'gjen drejtësi tek shteti, i drejtohet emisionit investigativ

Bino deklaron se Instituti i Ndërtimit po tenton ta paraqesë dëmtimin e pallatit si dëmtim nga tërmeti ndërkohë që sipas banorëve e vërteta është ndryshe.

E.K
Silva Bino s'gjen drejtësi tek shteti, i drejtohet emisionit
Silva Bino, dëmtimet në banesë

TIRANË- Ndërtimi i një pallati në rrugën "Reshit Çollaku", me sa duket është kthyer në një problem të madh për banorët e pallatit ngjitur me të, mes të cilëve dhe drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Silva Bino. Pavarësisht kërkesave të drejtuara në institucionet përgjegjëse banorët ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

Pas kësaj ata i janë drejtuar emisionit investigativ "Fiks Fare". Bino deklaron se Instituti i Ndërtimit po tenton ta paraqesë dëmtimin e pallatit si dëmtim nga tërmeti ndërkohë që sipas banorëve e vërteta është ndryshe.

Silva BinoQë në 5 maj na kanë nisur dëmtimet dhe çarjet në mure, sapo nisi themeli i pallatit ngjitur, ku nuk kemi trokitur, por s’kemi gjetur zgjidhje. 

Bino shprehet se kur ekspertët e bashkisë kanë ardhur fillimisht dhe kanë parë situatën, kanë nxjerrë "fajtor" pallatin ngjitur, i cili është në ndërtim e sipër dhe pas kësaj kanë ndërprerë punimet, të cilat kanë rifilluar sërish pasi IN në raport shprehej se pallati ishte dëmtuar nga tërmeti dhe ndërtimet e pallatit ngjitur s'kishin lidhje.

Silva Bino: Kur erdhën inxhinierët dhe e panë thanë se është nga pallati ngjitur, tani na thonë e keni nga tërmeti, të njëjtën gjë po bëjnë me shkollën Dora D’Istria ,palestra e të cilës ka dalë jashtë funksionit në të njëjtën kohë me pallatin dhe ka ndodhur fiks në kohën kur nisi ndërtimi i pallatit ngjitur./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB