
KURBIN- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në Laç, ku një mjet ka përfunduar në humnerë. Një mjet tip "Porche Cayenne" që drejtohej nga Eduart Çeta ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Në rënie, mjeti ka përfunduar pranë një banese. Për pasojë, shoferi dhe pasagjerja (shtetase angleze) Danielle Siellege janë dërguar në spital, të cilët famirësisht janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Në rrugën e “Kishës Laçit”, shtetasi E. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja shtetasja angleze D. S, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit,”-bën me dije Policia e Shtetit./ZËRI