Aktualitet

Kamioni përplas ambulancën në Lushnjë, ndërron jetë pacienti

Aksidenti ndodhi në autostradën Lushnje-Fier, pranë një kryqëzimi.

k.m.
Kamioni përplas ambulancën në Lushnjë, ndërron
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJË- Dashamir Koçaj ishte nisur për në spital, por nuk ia doli dot. Teksa udhëtonte me ambulancë drejt spitalit të Tiranës, mjeti me të cilin po transportohej, u përplas me një kamion. Aksidenti ndodhi në autostradën Lushnje-Fier, pranë kryqëzimit të njohur si 'Rotondo e Savrës'.

Si pasojë e përplasjes, ndërroi jetë pacienti, 77-vjeçari Dashamir Koçaj, ndërsa 3 persona të tjerë, vajza e viktimës, drejtuesi i ambulancës dhe infermierja që e shoqëronte, kanë mbetur të plagosur. Megjithatë ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Kamioni përplas ambulancën në Lushnjë, ndërron
Pamje nga aksidenti

"Rreth orës 14:50, në aksin rrugor "Lushnjë-Fier", në vendin e quajtur "Rotondo e Savrës" ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip "Kamion" me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve,"-bën me dije Policia e Lushnjes. 

Aktualisht, Policia e Lushnjes ka nisur procedurat hetimore për shoferin e kamionit, por edhe atë të ambulancës, edhe pse ende nuk është përcaktuar shkaku i përplasjes mes dy mjeteve. 

Poll

MOS HUMB