
TIRANË- Elson Kalaveri, shqiptari që u vra më 18 Gusht të vitit 2022 në Sasso Pisano të Italisë dhe që u zbardh një ditë më parë, është nxjerrë në pritë nga një tjetër shqiptar. Personi që dëshironte të eliminonte Kalaverin ishte Shkëlzen Keçi, i cili dëshironte të merrte hakun, pasi 36-vjeçari i kishte vrarë të vëllanë.
Gent Keçi u plagos rëndë në vitin 2014 nga Kolaveri në komisariatin e Mamurrasit dhe ndërroi jetë pas disa ditësh. Personi që mund t’i shërbente Shkëlzen Keçit për të elimoinuar Kalaverin ishte një 40-vjeçar shqiptar që jetonte Castelnuovo Val di Cecina dhe që kishte pasur një debat për një borxh.
I gatshëm për ta nxjerrë në pritë, 40-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, telefonoi Kalaverin dhe i kërkoi të takoheshin për paratë që i kishte borxh.
Kështu, Kalaveri u paraqit në Sasso Pisano rreth orës 17:00 dhe u ul në një lokal ku zhvilloi takimin me personin që e telefonoi.
Kalaveri shoqërohej nga një shqiptar tjetër, i cili ishte në drejtimin e makinës tip Mercedes Benz. Sapo dolën nga lokali, hipën në makinë dhe kur dolën në rrugë kryesore, një tjetër makinë u zuri pritë. Shoferi u përpoq të manovronte dhe t’i jepte ndihmën e parë Kalaverit, por ky i fundit kishte ndërruar jetë. Tashmë janë vënë të gjithë në pranga dhe po përballen me drejtësinë italiane. I vetmi që u kap në Shqipëri është Shkëlzen Keçi, i cili u ndalua në Fushë Krujë, por pritet që të ekstradohet në Itali.