Aktualitet

Lorenc Vangjelit për të sëmurët me kancer: I ka dënuar Perëndia me vdekje!

Mbrëmjen e djeshme, teksa në emisionin "Opinion" po diskutohej lidhur me mungesën e ilaçeve në spitalin Onkologjik, foli edhe Vangjeli.

k.m.
Lorenc Vangjelit për të sëmurët me kancer: I ka dënuar
Lorenc Vangjeli

TIRANË- Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë, e cila është komentuar shumë në rrjet, për njerëzit e diagnostifikuar me kancer.

Mbrëmjen e djeshme, teksa në emisionin "Opinion" po diskutohej lidhur me mungesën e ilaçeve në spitalin Onkologjik, foli edhe Vangjeli.

Ky i fundit tha se të gjithë personat që vuajnë nga kjo sëmundje...janë të dënuar me vdekje! Edhe pse sot, më shpesh se kurrë, shkenca ka ecur para dhe ka zbuluar mënyra të reja trajtimi duke rritur jetëgjatësinë e të sëmurëve, por edhe shërimin e plotë të shumë prej tyre.

"Shiko Fevzi! Tema është shumë e dhimshme. Flasim për njerëz që i ka dënuar perëndia me vdekje që herët a vonë nëse do të kuroheshin në Tiranë, Nju Jork, Paris, Berlin, a kudo gjetkë fundi i tyre do të ishte shumë i dhimbshëm. Shumica e humbet këtë betejë herët a vonë...Është detyra e shtetit dhe e gjithë shoqërisë që të ndihmojë individin. Pas këtyre bisedave ka me qindra e mijëra drama familjare,"-tha Vangjeli në studio.

VIDEOJA: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Kjo deklaratë është bërë virale në rrjetet sociale pas emisionit, ku shumë komentues nuk bien aspak dakord me mënyrën sesi analisti komentoi lidhur me të sëmurët me kancer./ZËRI

Poll

MOS HUMB